Bregdeti dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë kanë zënë faqet e mediat italiane. Plazhet e Shqipërisë përngjajnë me Ishujt Karaibe, shkruan “Corriere Adriatico”, në një artikull kushtuar kryesisht jugut të vendit tonë.

Shqipëria, përshkruhet si një vend për t’u dëshiruar, për t’u eksperimentuar me detin, male, historinë, e mbetjet e arkeologjisë, me mundësi për të vizituar 12 parqe kombëtare.

Një vëmendje të veçantë i jepet plazheve të Rivierës Shqiptare, nga Dhërmiu te plazhi i Qeparoit, gjiri i Porto Palermos, Gjiri i Karaburunit, e deri te plazhet e Sarandës dhe ishujt e Kasmilit, të cilat siç i përshkruan artikulli kanë një të artë. Syri i Kaltër cilësohet si “Burimi i Perëndive”.

Në Shqipëri janë tre vende mbrohen nga UNESCO si trashëgimi kulturore, shkruan “Corriere”, Parku arkeologjik i Butrintit, Gjirokastra dhe Berati.

Edhe çmimet e leverdisshme të hoteleve vihen në dukje. Ato variojnë nga 40, 60 deri në 200 euro në natë në hotelet më luksoze.

Sajti i udhëtimeve “Si Viaggia.it”, thekson se krahas bukurive të natyrës, Shqipëria u ofron turistëve italianë edhe një kuzhinë të pasur dhe dashamirësi.

Shqipëria po kthehet në një destinacion të parapëlqyer nga pushuesit italianë.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, në vitin 2016 pati bum turistësh, 4,3 milion, 15% më shumë se në vitin 2015.

Këshilla e fundit për turistët është të vizitojnë tani Shqipërinë, kur kostot janë të ulëta, përpara se vendi të kthehet në mbretëreshën e turizmit./Tv Klan