crepes_karkalecaPërbërësit për 6 persona:

Për përgatitjen e 12 crepes me diametër 20 cm:

3 vezë

500 ml qumësht

250 g miell

kripë

40 g gjalp

Për kremin me karkaleca:

200 ml panna

250 gr Mascarpone

1 lugë salcë domatesh

1 gotë Brandy

2 thelbinj hudhër

40 gr gjalp

2 lugë vaj ulliri

kripë

piper

2 lugë majdanoz të grirë hollë

500 gr karkaleca të pastruar

Përgatitja:

Fillimisht merremi me përgatitjen e brumit për crepes. Në një enë rrahim vezët bashkë me qumështin dhe më pas shtojmë miellin. Masës i shtojmë pak gjalp të shkrirë dhe më pas i përziejmë mirë e mirë të gjithë përbërësit.

Vendosim në zjarr një krepiere, ose një tigan të cekët kundër ngjitjes dhe nisim të pjekim me radhë crepes.

Ndërkohë në një tigan hedhim vajin e ullirit , gjalpin dhe hudhrat. Shtojmë karkalecat dhe teksa i trazojmë hedhim edhe Bandyn. Pasi të ketë avulluar alkooli, shtojmë salcën, panën dhe kremin mascarpone.

I lemë në zjarr derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme më pas i shtojmë pak kripë, piper si dhe majdanozin e grirë.

Tek secila prej crepes, hedhim në mes 2-3 lugë (ose sipas dëshirës) kremin e përgatitur dhe i mbyllim duke krijuar formën e dëshiruar.

Redaksia/e.k