Cristiano Ronaldo kalon Lionel Messi jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në paratë e fituara në këtë sezon.

Sulmuesi portugez ka pasur më shumë të ardhura se ai argjentinas. Sipas një klasifikimi të publikuar nga revista “France Football” Cristiano Ronaldo numëron 87.5 milionë euro ku përfshihen paga, bonuset dhe të fitimet nga të drejtat e imazhit.

Messi ka përfituar 11 milionë më pak duke qenë i dyti në këtë klasifikim. Rivalët e tjerë janë shumë më poshtë në klasifikim, pasi vend i tretë Neymar përfitoi 55.5 milionë euro nga marrëveshjet e nënshkruara.

Në këtë renditje janë përfshirë disa futbollistë të cilët aktivizohen në kampionatin kinez, ndërsa pjesa tjetër luajnë në La Liga, Premier League dhe Bundesliga 1. Në klasifikimin e trajnerëve në vendin e parë është Jose Mourinho që ka fituar 28 milionë.

Pas tij janë trajneri i Kinës, Marcello Lippi me më shumë se 23 milionë dhe ish- trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc me 20 milionë euro.

Tv Klan