Sikur të mos i mjaftonin paratë që përfiton nga e drejta e tij e imazhit, Cristiano Ronaldo, duke shfrytëzuar admirimin e tifozëve për formën e tij fizike ka hapur në Madrid një palestër.  CR7 Crunch Fitness, dhe ka ndër mend të hapë disa të tilla në Spanjë.

32-vjeçari e ka provuar më parë në sektorin e hotelerisë, ndërsa tashmë është hedhur edhe në botën e fitnesit.

Ai ka pranuar për gazetarët se stërvitet në palestër 4 deri në 5 herë në javë, madje ka këshilluar që të mos teprohet me ushtrimet në palestër.

Me këtë rast Ronaldo ka marrë pjesë edhe vetë në stërvitjet e instruktorëve të palestrës së tij.

Tv Klan