Real Madrid rikthehet furishëm në kampionat. Pas fitores 3 – 1 me Levante, dërrmoi 7 – 1 Celta Vigo në takimin e javës së 28.

Një fitore bindëse falë edhe 4 golave të Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez shpërtheu duke realizuar golat që e kthejnë në shënuesin e dytë më të mirë në historinë e La Liga.

Ronaldo kaloi Telmo Zarra, ikonën e Athletic Bilbao në vitet 40’ – 50’, duke shkuar në kuotën e 252 golave.

Mesatarja e golave është befasuese, 1.11 gola për ndeshje, më mirë edhe se Lionel Messi, i cili kryeson këtë renditje në kuotën 305.

Në fitoren e thellë 7 – 1 të Real Madrid me Celta Vigo, shënoi edhe Gareth Bale, i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë.

Uellsiani e kaloi më në fund dëmtimin, që e mbajti disa javë larg fushave.

Pavarësisht kësaj fitoreteje Barcelona kryesuese mbetet 9 pikë larg dhe me 1 ndeshje pa zhvilluar ende.

Tv Klan