Në Premier League nuk është vetëm Manchester United skuadra që i ka mundësitë financiare për të blerë Cristiano Ronaldon.

Tashmë që merkato është e hapur, lajmet janë nga më të ndryshmet për të ardhmen e portugezit, por ajo që duket si një teori e mundshme për të realizuar është kalimi i sulmuesit të Real Madrid tek Chelsea. Sipas mediave spanjolle dhe britanike, Antonio Conte këtë sezon synon Champions League.

Në mënyrë që të ketë një garanci më të madhe për këtë sukses, italiani i ka kërkuar presidenti Abramovich që të afrojë një lojtar të rëndësishëm në sulm. E ku ka më të rëndësishëm se Cristiano Ronaldo tashmë që Messi rinovoi me Barcelonën.

Marrëveshja e mundshme përfshin edhe Thibaut Courtois. Portieri nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të veshur fanelën e Real Madrid. Spanjollët mund të kenë një ofertë interesante për të dhe Chelsea do të përpiqet të maksimizojë përfitimin në rast se palët do të ulen në tavolinën e tratativës. TV KLAN