Ramush Haradinaj dëshiron të prezantohet si viktimë politike, por ai është një kriminel lufte

“.

Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Ai foli për Radio Televizionin e Serbisë, në një kohë që Gjykata e Apelit në Colmar të Francës shtyu për 2 mars vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Para dy javësh gjykata kishte vendosur lirimin e tij me kusht, ndërsa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim. Haradinaj u arrestua më 4 janar nga polica franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004./ tvklan.al