Kryeministri në detyrë i Serbisë, Ivica Daçiç, reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Daçiç e quajti deklaratën e Ramës për “Shqipërinë e Madhe” një kërcënim për rajonin dhe për Europën.

Nëse edhe Vuçiç do të kërkonte diçka të tillë, jam i sigurt se të gjithë do të na akuzonin se po kërcënojmë paqen, tha kreu i qeverisë serbe. Daçiç nuk i kurseu kritikat as për Bashkimin Europian, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe për mosdënimin e deklaratave të Ramës.

Tv Klan