DacicIvica Daçiç, kreu i diplomacisë serbe, tha sot se pavarësisht asaj që ndodhi në Beograd javën e kaluar Samiti i Ministrave të Jashtëm dhe atyre të Ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet sipas parashikimit ditën e enjte.

Daçiç e bëri këtë deklaratë, pasi zhvilloi në Bruksel një takim lamtumire me shefen në largim të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, baroneshën Catherine Ashton.

Po ashtu, shefi i diplomacisë serbe konfirmoi qëndrimin se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën, Beogradi zyrtar ka vullnetin për t’i zbatuar tërësisht.

Ndërkaq, baronesha Ashton do të zëvendësohet në detyrën që mban që prej 1 nëntorit nga Ministrja aktuale e Jashtme italiane, Federika Mogerini.

Tv Klan