Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar ka informacione për një sulm shqiptar. Sipas tij diaspora shqiptare po përgatitet për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe.

E nëse bëhet kjo, thotë Daçiç, atëherë do detyrojnë Serbinë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt. Shefi i diplomacisë serbe madje thotë se Beogradi ka njoftuar agjencitë perëndimore të sigurisë.

“Kjo informatë ka ardhur nga një shtet i madh dhe një bashkësi e madhe e sigurisë, me emra dhe mbiemra të njerëzve, me vendin për të cilin është folur si shtetin e mundshëm ku objektiv ndoshta do të mund të ishte ambasada ose konsullata jonë”, ka thënë Daçiç në një emision të Radiot Televizionit shtetëror të Serbisë.

Numri një i diploacisë serbe përsëriti se Serbia nuk “do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt. Ramush Haradinaj u ndaluar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze, në bazë të një fletë-arresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Autoritetet politike në Prishtinë dhe Tiranë kanë kërkuar lirimin e tij, duke e cilësuar absurd këtë ndalim mbi bazën e urdhrave te dikurshëm të Beogradit./ tvklan.al