Ripërcaktim kufijsh për të zgjidhur një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Propozimi është i ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Një ide e hedhur teksa i gjithë opinioni publik në Serbi është vënë në lëvijze për çështjen e Kosovës, pas thirrjes për dialog publik që bëri presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ashtu sikurse Vuçiç, edhe Daçiç i ka dhënë mendimet e tij në një shkrim për të përditshmen serbe Blic.

Kryediplomati i Beogradit shkruanj se ka ardhur koha që shqiptarët dhe serbët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare dhe të përherëshme mes tyre. Përmes saj, duhen ndarë gjërat, çka është e serbëve tu jepet serbëve dhe çka është e shqiptarëve të vijojë të jetë e tyre.

Një zgjidhje konkrete, Ivica Daçiç propozon kishat dhe manastiret serbe në territorin e Kosovës, për të cilat propozon një status të veçantë, sikurse edhe për komunat serbe në territorin kosovar.

Por edhe nëse kjo zgjidhje është e pamundur të arrihet, ministri i jashtëm serb shkruan se nuk do të ishte i palumtur dhe se ishte i gatshëm të kontribuonte për gjetjen e një zgjidhjeje të përherëshme më të mirë se kjo që propozon ai.

Por ideja e ndryshimit të kufijëve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje që nuk diskutohet për herë të parë dhe nuk ka gjetur mbështetje si nga pala kosovare ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Në një intervistë të publikuar të dielën në të përditshmen zviceriane Blick, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e bëri të qartë se ai do ta çojë deri në fund nismën e tij për të zgjidhur një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse – siç tha ai – serbët nuk janë gati.

Të nxitur ndoshta edhe nga ritmet e procesit të antarësimit në Bashkimin Europian, ku prioritet për Serbinë është zgjidhja e problemit me Kosovën, gjithnjë e më shumë politikanët dhe opinioni publik serb ka nisur ta pranojë se Kosova është humbur dhe se zgjidhja përfundimtare është njohja e pavarësisë./ABC News