Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar pas parajmërimeve të Kosovës, për bllokimin e mallrave nga Serbia.  Ai u ka tërhequr vëmendjen autoriteteve të Prishtinës duke theksuar se Prishtina zyrtare nuk duhet të kërcënojë me bllokada.

“Le të vendosin bllokadën, por unë pyes veten se çfarë do të ndodhte nëse Serbia të vendoste bllokadën e lëvizjes së pasagjerëve nga Kosova”, – u shpreh Daçiç.

Siç raporton Klan Kosova, Qeveria e Kosovës i ka lënë afat të përcaktuar deri në fund të marsit Serbisë, për të njohur çertifikatat e nevojshme për transportin e mallrave./tvklan.al