Një dado është shpallur fajtore, pasi i dha një dozë vdekjeprurëse ilaçi një fëmije 8 – muajsh, që i mori jetën.

Lori Conley doli para gjykatës së Franklin, Ohio, ku u shpall gjithashtu fajtore për fshehje të provave, pas vdekjes tragjike të të voglit Haddiz Mulkey.

44 – vjeçarja, sipas të përditshmes “The Sun” rrezikon deri në 17 – vite burg, vendim që do të seancën e radhës.

Hetuesit besojnë se ajo i dha fëmijës një dozë të madhe

Benadryl

, në përpjekje për ta vënë në gjumë, teksa po kujdesej për të. Ngjarja ndodhi më 13 Maj në shtëpinë e gruas në Columbus.

Kur e gjeti fëmijën pa ndenja ajo njoftoi më shërbimin e emergjencës. Autoritetet thonë se Haddix vdiq atë ditë në spital nga overdoza e ilaçit që përdoret për alergjinë.

Në seancën gjyqësore u zbulua gjithashtu se Conley kishte në përgjegjësi mbi 8 fëmijë ditën kur Haddix vdiq.

Dënimi për gruan do të jepet më 5 Shtator./tvklan.al