Në muajin qershor gazeta e njohur Daily Mail tha se Ardian Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer tashmë në Angli 4 vite pasi ishte arrestuar e dërguar në Shqipëri me forcë për të shlyer një dënim prej 15 vitesh për vrasje.

Disa orë pasi ai shkeli sërish në Angli, Zyra e Migracionit e ndaloi duke e pyetur për prezencën e tij aty.

Por tashmë Rragamit i është dhënë liria me kusht pas apelimit të vendimit për ta dëbuar për herë të dytë. Gjyqtarja, Esther Langunju, e urdhëroi të vinte një pajisje elektronike në këmbë duke i thënë se mund të dilte nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe do u rrëfehej policëve çdo javë për çdo gjë që bënte.

3A21DC4700000578-3911498-image-m-3_1478478460506

Rragami është parë në zonën e Essex, ku jeton së bashku me gruan e tij angleze dhe dy fëmijët .

Çështja e tij e thellon akoma dhe më shumë skandalin e vrasësve shqiptarë që u larguan për në Angli, duke i shtyrë autoritetet të përballen me mëdyshjen nëse duhet ta dërgojnë Rragamin në shtëpi ose jo.

Gjatë verës, Daily Mail shfaqi emra e dy të tjerëve si Rragami, që u shtirën si refugjatë kosovarë për të hyrë në Angli./tvklan.al