Kryebashkiaku i Durrësit, hodhi poshtë pretendimet e fundit të Partisë Demokratike se ekzistojnë përgjime ku dëgjohet Vangjush Dako duke premtuar tendera në këmbim të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Nuk i marr në konsideratë, janë thjeshtë thashatheme për të baltorusr Durrësin sepse kanë mbetur mjeranë me katër deputetë dhe kjo i shqetëson shumë”, tha Dako, gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët.

 “Nuk ia vlen që të merremi pafundësisht me këtë temë, unë e kam dhënë përgjigjen time. Jam shumë i qetë, vazhdojmë të punojmë në dobi të qytetarëve. Ne Punojmë nuk merremi me llafe, fjalët janë të tepërta.”/tvklan.al