Shqipëria certifikon 23 vrojtuesit e parë të plazheve. Një shkollë profesionale ka arritur të nxjerrë brezin e parë “Baywatch” në vendin tonë.

Puna për aftësimin e tyre ka qenë e vështirë dhe me sfida, por siç pranuan të gjithë anëtarët e kësaj shkolle, profesioni i vrojtuesit dhe shpëtuesit të jetës ia vlen.

Certifikata që merret në Shqipëri njihet edhe nga Federate Italiane e Shpëtimit në Ujë.

Shqipëria është një nga vendet e vetme që nuk ka patur vrojtues në plazhe të licensuar. Sipas rregullave, në çdo 200 metra linear vijë bregdetare, duhet të ketë një roje, por realiteti tek ne është ndryshe.

Tv Klan