Rihedhja në treg i Nokias ikonë 3310 padyshim që ishte lajmi më i përfolur në fillim të këtij muaji.

Dhe pa kaluar shumë, në internet kanë dalë detajet e para se si do të jetë ky version i ri, që pritet të dalë në treg me një çmim prej 59 eurosh.

Sipas portalit kinez

Vtech

, Nokia e re 3310 do të ketë një ekran me ngjyra, ndryshe nga ai i vjetri.

Ka pak gjasa që të jetë shumë i hollë, në mënyrë që të ketë të njëjtën jetëgjatësi të baterisë, por ngjyrat do ta bëjnë lojën e “Snake” më interesant për të luajtur.

Sistemi operativ nuk do të jetë Android, ndryshe nga pajisjet e tjera HMD Global, që ka të drejtat e brandit Nokia.

Nokia 3310 pritet të prezantohet këtë fundjavë. Ai pritet që të vijë në ngjyra të ndryshme, përfshirë të kuqe, të zezë, jeshile e të verdhë. Do të jetë më i hollë dhe më i lehtë se origjinali./tvklan.al