Sot nuk janë edhe aq popullorë, por disa vite më parë celularët Blackberry preferoheshin nga një masë e madhe e përdoruesve.

Në vitin 2012, 80 milionë persona kishin në përdorim një telefon Blackberry.

Por me fuqizimin e iPhone dhe të Samsung, kompania kanadeze nuk mund të rivalizonte dy gjigandët e teknologjisë.

Blackberry përdor sistemin e vetë operativ, por duke filluar nga kjo javë, shumë celularë të kësaj kompanie do të dalin jashtë funksionit.

Konkretisht, celularët me sistemin operativ blackberry 10, 7.1 dhe më të vjetër nuk do të funksionojnë më dhe nuk do të kenë mbështetjen e kompanisë për të marrë përditësimet e nevojshme.

Celularët Blackberry që do të vazhdojnë të funksionojnë do të jenë vetëm ato me sistemin operativ Android.

Kompania Blackberry tashmë është e fokusuar duke zhvilluar programe kompjuterike sigurie për qeveritë dhe kompani të ndryshme. /tvklan.al