Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një cunami të tmerrshëm, që mund të godasë brigjet lindore të Australisë dhe të vrasë miliona njerëz brenda pak orëve.  

Sipas

ThinkHazard!, 

ekziston një në pesë shanse që një dallgë e madhe të godasë një prej zonave më të populluara australiane, brenda gjeneratës së ardhshme.

ThinkHazard!

, një mjet që gjendet në internet dhe përdoret nga ekspertët për të përllogaritur impaktin e katastrofave në projekte të ndryshme. Sipas përllogaritjeve, shanset që një cunami të godasë New South Wales dhe Queensland, janë të larta.

Ekspertët thonë gjithashtu se zona e rrezikut, përfshirë qytete të tjera si Sidney, Gold Coast, Brisbane dhe Sunshine Coast, do të rritet për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe rritjes së nivelit të detit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, në qytetin e Queensland, rreziku i përmbytjeve, cikloneve, vapës ekstreme dhe erave të forta e për pasojë zjarreve konsiderohet i lartë. Megjithatë shanset për një rrëshqitje dheu, apo një tërmeti janë më të ulëta. Në Sydney, rreziku nga cunami konsiderohet i lartë, por rreziku nga katastrofat e tjera konsiderohen të ulëta, apo shumë të ulëta.

Cunami i vetëm i regjistruar në Gold Coast përgjatë dekadës së fundit ishte në Shkurt të 2010 -ës, kur ky breg u përball me një dallgë 42 centrimetra, që erdhi si pasojë e një tërmeti në Kini.

/tvklan.al