Dallku: Skënderbeu të luajë si në Zagreb

“Dinamo Kiev po u beson të rinjve këtë sezon”


Skënderbeu duhet të luajë si ndaj Dinamo Zagrebit për të dalë me pikë nga Kievi, ku  të enjten do të ndeshet me Dinamon e Kievit. I këtij mendimi është ish-mbrojtësi i kombëtares Armend Dallku, i cili luajti për 11 vite me Vorskla Poltavan në kampionatin ukrainas.

“Skënderbeu duhet të bëjë atë që bëri ndaj Dinamo Zagreb, të tregohet i durueshëm dhe normalisht të shfrytëzojë kundërsulmet.”

Armend Dallku thotë se Dinamo Kiev nuk është i njëjti ekip si vitet e kaluar, pasi po aktivizon shumë të rinj. Gjithsesi te Skënderbeu nuk duhet ta marrin lehtë, pasi pavarësisht moshës ata kanë vlera sidomos Viktor Cigankov, i cili është përzgjedhur si pasuesi i Andriy Yarmolenko, i larguar te Borussia Dortmund.

“Këtë vit Dinamo Kiev ka bërë një revolucion, duke i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj në moshë, Siç është Cigankov që është duke e zëvendësuar me mjaft sukses Yarmolenko, ku në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje brilante. Mos të harrojë edhe lojtarë të tjerë, sidomos në fazën e sulmit ku bëjnë pjesë 5 sulmues mjaft cilësorë.”

Armend Dallku shpreson që Skënderbeu të marrë një rezultat pozitiv dhe të rrisë shanset për të kaluar fazën e grupeve të Europa League./Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*