genti nora“Dance with me” dhuroi edhe këtë të hënë një spektakël surprizash dhe emocionesh. Mijëra shikues u stacionuan në valët e Tv Klan dhe u bënë pjesë e atmosferës argëtuese që u krijua në spektaklin e momentit “Dance with me”.

Nora Istrefi, një nga konkurentet më të forta dhe pretendente për çmimin e madh, deklaroi se ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të vallëzimit, pasi prej 9 javësh ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë. Sëbashku me të nga gara u largua dhe partneri i saj Gent Bejko.

Mes lotëve të gëzimit, por dhe emocioneve që solli ky lajm, juria vlerësoi për herë të parë me tre 10 duke i dhënë kupën e fituesit të mbrëmjes, për vallëzimin e fundit e që dhuroi në spektakël.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në skenën e “Dance with me” u interpretuan hite të muzikës shqiptare por dhe botërore, që erdhën përmes koreografive të Albi Nakos dhe kostumeve të Rezarta Skifterit, të interpretuara nga 14 personazhet VIP, që tashmë nuk dallohen nga balerinët profesionistë.

Edhe këtë të hënë kryefjalë e mbrëmjes ishte humori dhe situatat gazmore të krijuara nga konkurentët dhe juria.

Me duartrokitje të gjata u shoqërua dhe numri special i baletit të interpretuar nga trupa e balerinëve profesionistë të Tv Klan. Ata sollën një kërcim kontemporan të mbështetur në ritmet e kolonave zanore të filmave shqiptarë.

“Dance with me” patentë e “Endemol”, si çdo të hënë përmes regjisë së kuruar nga regjisorja Vera Grabocka dhe Prezantimit elokuent dhe argëtues të Alketa Vejsiut,  spektakli i momentit  shndërrohet në festën më të madhe të vallëzimit.

Çdo të hënë në orën 20:00 në Tv Klan.

Tv Klan