elgit dhe Xhensila“Dance with me” ka kulmuar në natën e katërt në Teatrin e Tv Klan, me një mbrëmje spektakolare, ku emocioni, performancat, artistët konkurentë, juria profesioniste, prezantimi i Alketa Vejsiut dhe kurimi në perfeksion i çdo detaji nga regjisorja Vera Grabocka, sollën një natë të paharrueshme në ekranet shqiptare.

14 personazhet e njohur në fusha të ndryshme të artit, medias dhe sportit, të shndërruar së fundmi në balerinë, kanë interpretuar koreografi mahnitëse të bazuara në hit-e botërore, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut në sallë dhe audiencen në shtëpitë e gjithë shqiptarëve.

Nata e 4 e “Dance with me” ka qenë e mbushur me emocione, por edhe me batuta të shkëmbyera mes anëtarëve të jurisë dhe konkurrentëve.

Vëmendja e shqiptarëve këtë të hënë ka qenë tejet e madhe, jovetëm prej popullaritetit të personazheve pjesëmarrës, por dhe për interesin që ngjall kjo garë.

Ndonëse në këtë spektakël ata shfaqen për herë të parë si kërcimtarë, të gjithë pretendojnë fronin e mbretit.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, në konkurim mes tyre, këtë mbrëmje froni u nda mes çifteve Xhensila-Elgit, Sabri-Rozana dhe Laert-Zajmina, por votat e publikut kurorëzuan si mbretër të javës së katërt Xhensilën dhe Elgitin.

Një tjetër tregues i audiencës së lartë u dëshmua edhe në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, të “Dance with me”, ku ndjekësit dhe komentuesit kanë thyer rekorde.

Një tjetër moment kulmor ka qënë dhe numri special i baletit të interpretuar nga trupa e balerinëve profesionistë të Tv Klan.

Ku një tango shpërthyese dhe pasionante, u shoqërua me brohoritje dhe durtrokitje të gjata nga publiku në sallë.

Skenografia e realizuar nga Gaetano Kastelli, ndriçimi nga Marcelo Jaceti dhe Olsi Tufa, koreografitë e ideuara nga koreografi Albi Nako, veshjet e krijuara nga stilistja Rezarta Skifteri treguan dhe njëherë përkushtimin dhe seriozitetin që i është kushtuar këtij superspektakli, patentë e Endemol, që çdo të hënë në orën 20:00 mbledh para ekranit shikuesit shqiptarë.

Tv Klan