Daniel Godelli nuk do të jetë në Botërorin e Peshëngritjes që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës. Sportisti shqiptar nuk arriti të marrë vizën për të udhëtuar me ekipin dhe këtë e konfirmoi vetë ai në një mesazh në profilin e tij në Facebook.

Sipas Godellit i është thënë se nuk ka garanci që do të kthehet. Peshëngritësi shqiptar, i cili këtë vit mori një medalje të artë dhe një të argjendtë në Europianin e fundit synonte të arrinte rezultat në botëror. Daniel Godelli në mesazhin e tij shkruan se përgjegjëse që ai nuk do të jetë në garë është federata.

Godelli në 2014 mori medalje të artë, por që iu hoq pasi rezultoi pozitiv në kontrollin antidoping. 25-vjeçari është rikthyer në gara prej këtij viti.

Tv Klan