donde

Daniele Donde është artisti koleksionist italian më i famshëm në botë. Suksesi i tij nuk qëndron te pasja e disa veprave të çmueshme, por te arti që ai krijon. Kopjet origjinale të kryeveprave botërore, ai i shndërron në krijesa luksi.

Kristalet, perlat, svarovskit apo ari janë elementët që Daniele Donde përdor për t’i ripunuar këto vepra.

Për shembull, një muaj më parë, në një nga sallonet e hoteleve të luksit në France, ai ekspozoi një violinë “Stradivari”, një ekskluzivitet botëror, e gjitha e punuar me gurët e çmuari svarovski.

Ekspozita e rradhës do të jetë në Tiranë, ku qëndroi vetëm 24 orë për të përcaktuar sallonin ku do të prezantojë krijimet e tij të kushtueshme.

Ende nuk e ka ndarë mendjen se cilat vepra shumë të kushtueshme do të sjellë në Tiranën jo luksoze.

Një këshille e ka posaçërisht për të rinjtë, që aspirojnë artin bashkëkohor.

Motoja e Daniele Dondes është “t’i japim të gjithëve nga një kryevepër”.

Në 30 vite biznes me artin, klientët e tij ishin dhe janë elita si, Frank Sinatra, Sofia Loren, Roman Abramovich, Rafel Nadal, Flavio Briatore apo familjet mbretërore.

Sot artistë nga Amerika, Azia dhe Evropa kanë ndjekur idenë e tij, pasi u ligjërua e drejta e riprodhimit të veprave të artit.

Tv Klan