Intervistë me Christian Danielsson:

“Mund të them se Shqipëria ka një prespektivë të qartë për integrimin në BE, ju i dini tashmë hapat që duhet të ndiqni në këtë proces, mbetem optimist për këtë”.

Kur mund të kemi datën e hapjes zyrtare të negociatave?

“Më kuptoni, kjo është pak e vështirë të përcaktohet, datat janë gjithnjë të vështira të përcaktohen, e rëndësishme është që reformat që ne kemi kërkuar duhen marrë në konsideratë dhe zbatuar”.

Cilat janë këto reforma?

“Reformat kryesore janë Reforma në Drejtësi që sapo ka nisur, duhet të vijojë lufta konkrete ndaj korrupsionit, të luftohet krimi i organizuar duke përfshirë patjetër çështjen e narkotikëve si dhe reformën e administratës publike”.

Si mund ta lexojnë shqiptarët mesazhin e zotit Juncker, që Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen deri në vitin 2025, ndërsa për katër vendet e tjera ballkanike nuk dha asnjë datë?

“Unë mendoj se pika më e rëndësishme që u nënvizua nga zoti Juncker në fjalën e tij ishte fakti që duhet të rikonfirmojmë prespektivën e qartë të anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor”.

Po as Shqipërisë nuk iu dha një afat.

“Shqipëria është pjesë e rajonit po ashtu”.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: V. Lame