Danimarka dhe Australia janë ekipet që i bashkohen finaleve të Botërorit 2018. Përfaqësuesja daneze siguroi kualifikimin pas fitores 5 – 1 ndaj Irlandës në Dublin. Eriksen ishte heroi i takimit me 3 gola të shënuar. Danimarka mungoi në botërorin e fundit.

Sfida e luajtur në Kopengahen u mbyll pa gola. Australia arriti objektivin duke triumfuar në takimin e dytë play off me Honduras. Takimi i zhvilluar në Sidnei përfundoi me rezultatin 3 – 1. Përfaqësuesja australiane u favorizua nga barazimi 0 – 0 në takimin e parë. Përfaqësueset e kualifikuara deri më tani janë 31 dhe mbetet vetëm ekipi që do të dalë nga përballja Peru – Zelandë e Re.

Ndeshja e parë e luajtur në Uellington nuk pati gola. në Kupën e Botës 2018 do të mungojnë skuadra të rëndësishme si Italia, Holanda, Kili, Bregu i Fildishtë, Kameruni apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Debutuesit janë Panamaja dhe Islanda.

Tv Klan