Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Në listën e 157 vendeve, Shqipëria renditet e 109 – ta, pas territoreve Palestineze, e ndjekur nga Bangladeshi dhe Sierra Leone.“Raporti i Katërt për Lumturinë në Botë” i OKB – së zbuloi se vendet ku ka më pak pabarazi, janë më të lumturat.

Zvicra, që vitin e kaluar renditej e para, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, të cilat si Danimarka kanë sisteme të forta të sigurisë sociale janë 5 vendet kryesuese. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 13 – të, Britania është e 23 – ta, Kina e 83 – ta dhe India e 118 – ta. Në fund është Burundi, vend që po përballet me tensione të forta politike duke ia kaluar edhe Sirisë, ku lufta civile numëron mbi 250 mijë të vrarë, këto pesë vitet e fundit.

Amerika e Veriut, Amerika Latine, Karaibet dhe Europa janë rajonat më të lumtura. Raporti i përpiluar nga Rrjetit i Zgjidhjeve të Qendrueshme për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është analizë e të dhënave, të përftuara nga sondazhet e Gallup, që mbështeten në anketimin e 1000 personave nga secili shtet. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit i janë referuar gjashtë kategorive: produktit të brendshëm bruto/ për frymë, përkrahjes sociale, jetëgjatësisë, lirisë personale, bamirësisë dhe korrupsionit.

Tv Klan