Danimarka

Danimarka po zhvillon përgatitjet e fundit për sfidën me Shqipërinë. Trjaneri  Morten Olsen ka zhvilluar vetëm 15 minutat e para të ndeshjes me dyer të hapura, më pas ka dhënë urdhër të mbyllen për të vazhduar stërvitjen.

Sipas mediave vendase trjaneri danez e ndjen shumë presionin e kësaj ndeshjeje, të cilën ai e konsideron si një nga më të rëndësishmet të këtyre kualifikueseve. Ai është justifikuar se nuk ka shumë kohë për të përgatitur ekipin dhe se i duhet qetësi për të provuar 11-shen që do të zbresë në fushë.

Kështu veprohet në çdo ekip, tha ai. Danezët vijnë me disa mungesa në këtë përballje, ku spikat ajo e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen.

Danimarka ndodhet në vendin e dytë të Grupit I me pikë të barabarta me Shqipërinë, por me një ndeshje më shumë.

Tv Klan