Nesër do të zhvillohet mësim në të gjitha shkollat publike dhe private të kryeqytetit. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka nxjerrë këtë urdhër me qëlim që nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të zëvendësojnë mësimin e humbur  në 27 Nëntor. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, kjo datë iu bashkua ditëve të pushimit gjatë festave të Nëntorit.

Për shkollat në qarqet e tjera të vendit priten urdhra edhe nga drejtoritë arsimore rajonale përkatëse./abcnews.al