Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas një analize të brendshme, përfundimet e të cilës u bënë të ditura sot, ka arritur në përfundimin se Hillary Clinton dhe ish-sekretarë të tjerë të Shtetit, kishin shkelur udhëzimet e Departamentit të Shtetit për të shmangur rreziqet kibernetike, shkruan Zëri i Amerikës.

Përdorimi i emailit privat nga ana e zonjës Clinton nuk ishte “një mënyrë e përshtatshme”, shkruan analizën së Inspektori i Përgjithshëm,

Kjo praktikë kishte filluar që para se zonja Clinton të bëhej Sekretare Shteti, por fakti që ajo kishte kryer veprime pune në llogarinë private të postës elektronike, ishte përmendur si më serioze.

“Kur mori detyrën Sekretarja Clinton, udhëzimet e departamentit ishin shumë më të detajuara dhe të sofistikuara”, sipas analizës.

Si rrjedhojë, praktikat e saj për sigurinë kibernetike, duhet të vlerësohen në dritën e këtyre direktivave të reja më të zgjeruara”./tvklan.al