DASHDepartamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për drogën dhe kontrollin e lëndëve kimike.

Në raport thuhet se Shqipëria mbetet vendburim për prodhimin e marijuanës dhe se droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion tregjet europiane.

Departamenti Amerikan vëren se prodhimi I marijuanës vijon të mbetet i lartë në shqipëri, ndonëse vitin e shkuar policia rriti efektshmërinë në kapjen e drogës dhe arretsimin e trafikantëve.

Raporti thotë se shqipëria arriti rezultate kundër drogave të paligjshme në vitin 2013.

Tv Klan