Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të premten Raportin Vjetor për të Drejtat e Njeriut për vitin 2016. 

“Problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave”,

tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në pjesën për Shqipërinë.

 “Problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.

DASH tha se probleme të tjera me të drejtat e njeriut përfshinë kushte nën standardin e pranuar në burgje dhe dhomat e paraburgimit, sidomos mbipopullim, infrastruktura të vjetra, dhe mungesë trajtimi mjekësor për të burgosurit.

Thuhet policia dhe rojet e burgjeve në disa raste kanë rrahur dhe keqtrajtuar të dyshuarit dhe të burgosurit dhe me raste, kanë mbajtur personat përtej afateve të paraburgimit pa asnjë akuzë. Presioni politik, kërcënimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan sistemin e drejtësisë nga funksionimi i tij në mënyrë të pavarur dhe efiçiente,

” tha raporti.  

Qeveria shënoi pak përparim në trajtimin e shumë pretendimeve për rikthimin e pronës së marrë gjatë kohës së komunizmit. Autoritetet prishën shtëpi dhe sipërmarrje pa kaluar nëpërmjet procesit ligjor të duhur apo pa iu dhënë pronarëve të drejtën për të marrë shpërblimin e përshtatshëm.

DASH tha se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë median në mënyra të gabuara, dhe pati raportime të dhunës dhe kërcënimeve ndaj njerëzve të medias.

Gazetarët shpesh përdorën vetë-censurën për të shmangur dhunën dhe ngacmimet, dhe si përgjigje e presioneve nga pronarët dhe kryeredaktorët. Vazhdoi të kishte tregues të abuzimit të gjerë me fëmijët. Martesat me detyrim dhe të hershme ishin problem në disa pjesë të vendit.

”/tvklan.al

[embeddoc url=”https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/2017/03/Shqiperia-2016.pdf”]