Dashamir Tahiri ankimon vendimin e KQZ

Krahas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për nderprerjen e mandatit të deputetit, Dashamir Tahiri ka dorëzuar një padi edhe në Gjykatën Admnistrative.

Avokati Fatmir Brraka ka sqaruar se do t’i kërkojë togave të zeza pezullimin e vendimit të KQZ, derisa të merret vendimi nga gjykata për kërkesën tjetër të tyre, shfuqizimin e atij vendimi.

Sipas Brrakës, klientin e tij nuk e pengon asgjë që të ushtrojë detyrën e deputetit, pasi vendimi i KQZ-së nuk është i formës së prerë. 

Avokat Brraka nuk përjashton mundësinë e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të të gjitha hallkave gjyqësore. Sipas tij, ligji për Dekriminalizimin ka probleme dhe disa nene të tij bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*