Një ditë pas deklaratës së bërë nga Shpëtim Idrizi, se Dashamir Tahiri ka një agjendë ndryshe nga ajo e PDIU-së, ka reaguar Deputeti çam i Qarkut të Vlorës. Mesazhin preferoi t’ia jepte nga i njëjti qytet gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj partie. Kryetarit që kaloi në koalicion me të majtën i kujtoi se agjenda e tij është çështja çame dhe se kurrë nuk do të pranojë të bëjë pazare me kauzën e të parëve në këmbim të pushtetit.