Një grua meksikane dhe një burrë amerikan kanë provuar se dashuria nuk njeh kufij, duke bërë martesën pikërisht në gardhin që ndan dy shtetet e tyre.  

Policia amerikane e kufirit hapi portën në Playas de Tijuana, e njohur si si Dera e Shpresës në San Diego, për një orë të shtunën, duke lejuar takime të shpejta për miqtë dhe të afërmit e të dy palëve.

Në anën meksikane ishte Evelia Reyes, e cila mbërriti e veshur me një fustan të bardhë, duke pritur për të takuar dhëndrin e saj, Brian Houston.

Ajo u shoqërua nga tre fëmijët nga martesa e saj e mëparshme.

 “Dashuria nuk njeh mure apo kufij”, tha Reyes.

Në portë një gjyqtar meksikan menjëherë e martoi atë me Houston, i cili u afrua nga ana e SHBA veshur me një kostum gri.  

Reyes dhe Houston ishin takuar në Meksikë 3 vjet më paraë, dhe në mungesë të dokumenteve të emigracionit ajo nuk mund të udhëtonte në SHBA, problem i cili mesa duket tashmë do të marrë zgjidhje./tvklan.al