Frikërat, pasiguritë, dridhjet e këmbëve dhe të rrahurat e shtuara të zemrës deri në dialogun e fundit të shfaqjes “Dashuritë e George Washington” ia dolën ti mundnin në skenën e Qendrës Rinore të Shkodrës.

Dy protagonistët e vetme, Kristjana Dodaj dhe Sara Smaja, sfidën për të ngjitur në skenë një shfaqje pa regjisor e zhvendosin në Tiranë, në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli, të enjten dhe të premten.

Pas ndarjes nga jeta të Fatbradh Smajës, që do të ishte regjisori, dy aktorët, në fillimet e karrierës e morrën përsipër ta bënin vetë shfaqjen.

Në një muaj e gjysmë punë për të sjellë për herë të parë në teatër veprën e Miro Gavran, përkthyer nga Rudi Erebara, mësuan të mos i rrudhin buzat nga kritikat e njëra – tjetrës.

Pas suksesit në teatrin e Shkodrës, dy aktoret  e reja Kristjana Dodaj dhe Sara Smaja do ta ngjisin në Teatrin Eksperimental shfaqjen “Dashuritë e Xhorxh Washingtonit”.  E veçanta është se pjesa po vihet në skenë pa regjisor.

Në skenë Sara është Marta Washingon, gruaja e presidentit amerikan. Kristjana është, Silvia, dashnorja. Pas vdekjes së Xhorxh Washington ato takohen dhe rrëfejnë detaje të marrëdhenies së tyre me presidentin deri në mënyrën sesi ai bënte dashuri.

Ky qëndrim dramatik para njëra – tjetrës zbulon në fund se Silva nuk kishte qenë kurrë dashnorja e Xhorxh Washington, por gruaja me të cilën ai bisedonte, për admirimin dhe dashurinë që kishte për bashkëshorten e munguar.

Tv Klan