Mbrëmjen e së dielës ka nisur në ekranin e Televizionit Klan edhe edicioni i tretë i “Lufta e Nuseve”.

Tre çifte, njëri më i bukur se tjetri, konkurruan me dasmat e tyre për të fituar një muaj mjalti në Antalja të Turqisë. Edicioni i tretë erdhi me emocione të forta. Histori të vërteta që bënë të gjithë të mbanin frymën pezull.

Dasma mbresëlënëse. Tradita e kultura nga vende të ndryshme erdhën në të vetmin reality-show ku dasma kthehet në një garë të ëmbël për çmimin e madh nga Sava Tours.

Lufta ishte e fortë jo vetëm nga dëshira për të fituar çmimin e madh, por edhe nga dëshira për ta kthyer ditën e dasmës në një event të paharrueshëm.

Çifti i parë ishte Lori dhe Endriti, të cilët të vetmen gjë që nuk kishin në plan këtë vit, ishte dasma.

“Nuk e sollëm ne, e solli dikush tjetër,” thotë Lori, teksa vendosi dorën mbi bark dhe tregoi vajzën e tyre.

Endriti i ka propozuar për martesë me një bady, ku kishte shkruar “Pranon të martohesh me mua?” – Lori nuk i ishte përgjigjur. “Unë u preka shumë, nuk i thashë po, vetëm qava,” tha ajo.

Çifti i dytë ishte Arsida dhe Albano. Për Albanon Arsida ka qenë një nxitje e madhe për aktivitetin e sipërmarrjes, dhe tashmë ata të dy janë bërë një skuadër e suksesshme në biznes. Arsida tha se në momentin që Albano ka nisur biznesin e tij, ajo kishte lënë gjithçka për t’iu kushtuar biznesit të tyre.

Ata kanë pasur momentet e tyre të vështira, por i’a kanë dalë t’i kalonin dhe të rinisin lidhje edhe më të fortë.

“I bëj një premtim që do e bëj gjithmonë të ëndërrojë, me vepra dhe jo me fjalë,” tha Albano.

Çifti i tretë ishte Vilma dhe Leonardi, ata ishin destinuar të ishin bashkë qëkur ishin të vegjël.

Është një nga ato histori të rralla kur ëndrra e një gjysheje vendos fatin e dy të rinjve.

“Gjyshja më thoshte vetëm shife a të pëlqen si pamje, se çdo gjë tjetër e ka perfekt,” thotë Nardi.

“Ia kam vënë si kusht, domethënë që nëse do që ne të kalojmë mirë bashkë jetën, ti duhet të duash mamanë time, do ta konsiderosh atë si mamanë tënde, do të ushqesh dashuri për të gjatë gjithë kohës, se vetëm në këtë mënyrë mund të kalojmë mirë bashkë,” tha Nardi.

Ndërsa Vila tha se “ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e familjes së Nardit dhe me të vërtetë që kam gjetur prindër të dytë.”

Ka jetë që janë të shkruara, ka njerëz që janë lindur për të qenë bashkë.

“Nardi është xheloz, nuk do që asnjeri të më shikojë,” tha Vilma. Ndërsa Nardi tha se nëse në një marrëdhënie ka dashuri, ka edhe xhelozi.

“Nga e gjithë dasma do të veçoja sidomos pjesën e sofrës dibrane, mu duk shumë e bukur dhe më emocionoi,” tha Arsida për dasmën e Vilmës.

Nardi dhe Vilma, të cilët kishin realizuar një dasmë më tradicionale se dy çiftet e tjera fituan edhe garën mes tre çifteve, por të tri nuset ishin të lumtura, pasi gara ishte shumë e fortë dhe të gjithë u kënaqën shumë duke e shijuar garën në maksimum.

Atmosfera në dasmën e çiftit ishte shumë e bukur, me të gjithë dasmorët që qëndruan gjatë gjithë kohës në këmbë duke kërcyer, veçanërisht me valle tradicionale shqiptare, të cilat shpesh udhëhiqeshin nga vetë dhëndri, Nardi.

Lufta e Nuseve do të vijë sërish në ekranin e Televizionit Klan javën e ardhshme, me të tjerë çifte dhe të tjera surpriza./tvklan.al