Një çift u martua në prani të të panjohurve, sepse dëshironin të ishin nudo.

Jess Adams, 54 – vjeç dhe bashkëshortja e tij Sue, 47 vjeç, u kurorëzuan në martesë në Quensland të Australisë, por familjet e tyre të turpëruara, refuzuan që të merrnin pjesë.

Megjithatë, 2 gjyshërit e 6 nipave u shprehën se nuk u mërzitën për mospraninë e të afërmve të tyre, në ceremoninë martesore që u mbajt në një rezort turistik.

Jess dhe Sue qëndruan nudo përgjatë gjithë ceremonisë, edhe gjatë festës e ndarjes së kekut.

Sue, nënë e 3 fëmijëve tha se më në fund kishte patur dasmën që kishte ëndërruar gjithmonë.

Sue dhe Jess u njohën në internet në 2015 -ën dhe zbuluan se jetonin vetëm 20 minuta larg njëri – tjetrit. Pas 3 muaj e gjysmë sëbashku, ata vizituan një plazh nudist, e më pas një rezort ku shijohej natyra, e qetë e pikërisht kjo i bëri që të binin në dashuri me natyrën dhe lakuriqësinë./tvklan.al