Një çift i ri humbi jetën rrugës për në shtëpi, pasi kishin lënë darkën e mbajtur pas ceremonisë së martesës.

27 – vjeçari Stuart Moorat dhe 25 – vjeçari Georgina Le Prevost, humbën tragjikisht jetën kur automjeti i tyre doli nga rruga në Channel Island të Guernsey -t.

Në një postim në rrjetet sociale, policia britanike tha se ata po ktheheshin nga mbrëmja e dasmës.

Lajmi për vdekjen e çiftit të ri hidhëroi të ftuarit, të cilën ndodheshin ende në ambientin ku po mbahej festa.

“Ata ishin kaq të lumtur bashkë”

, shkruajti nëna e 27 – vjeçarit Moorat në një postim në Facebook.

Të shumtë kanë qenë miq, të afërm e kolegë që shprehën hidhërimin e thellë për humbjen e dy të rinjve./tvklan.al