Jennifer Lopez, Enrique Iglesias dhe një fustan prej 25 mijë dollarësh është ajo që duhet për të pasur një dasmë perfekte. Me një banket ekstravagant, një ambient luksoz, djali i një bilioneri ka realizuar një dasmë përrallore që llogaritet të ketë kushtuar deri në 1 bilion dollarë.

Said Gutseriev 28 – vjeç, trashëgimtari i një pasurie marramëndëse kurorëzoi dashurinë me studenten 20 – vjeçare Khadija Uzhakhova, në një dasëm që mori vëmendjen e gjithë botës dhe u bë sensacion interneti.

Dasma u mbajt në një nga restorantet më të mëdhenj të Moskës, ambjenti ishte dekoruar me lule te freskëta, drita dhe qirinj të shumtë ndërkohë që nusja 20 – vjeçarja që studion mjekësi dhe stomatologji në Universiteitn e Moskës  u shfaq mahnitëse nën petkun e një fustani të Elie Saab, ndërkohë që mbante një kurore dhe varëse diamanti.

Në dasëm nuk mund të anashkalohej prezanca e divës muzikore Jennifer Lopez e cila,  krijoi një atmosferë eletrizuese pasi këndoi disa nga hitet  e saj më të njohura, ndërsa u ndërrua disa herë gjatë performacave të saj.

Dasma pati rreth 600 të ftuar të cilat erdhën me makinaRolls Royces.  Torta,me 9 kate, ishte dekoruar me lule rozë, ishte më e gjatë se një person dhe kishte në krye simbolin e  fesë myslimane, yllin dhe hënën.

Dhëndri është djali i një prej manjateve më të mëdhenj të naftës dhe medias ruse, me një pasuri që vlerësohet si 6.2 bilionë dollarë, sipas revistës Forbes./tvklan.al