David BeckhamIsh-futbollisti David Beckham dhe këngëtari Robbie Williams janë bërë bashkë për fushatën e re të UNICEF-it kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Beckham baba i katër fëmijëve, ndërsa Williams pritet të bëhet baba për herë të dytë, kanë pranuar se atësia u ka ndryshuar jetën, duke i bërë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm.

Duke folur në lidhje me përfshirjen e tij në fushatën për mbrojtjen e fëmijëve, David Beckham, i cili për disa vjet ka qenë ambasador i UNICEF-it, shpjegoi se çdo fëmijë që kërcënohet duhet mbrojtur.

“Miliona fëmijë në mbarë botën përballen çdo ditë me kërcënime dhe me rreziqe, ndaj ne duhet të marrim përsipër t’i mbrojmë ata” – është shprehur Beckham.

Të dhënat nga UNICEF konfirmojnë fjalët e David, pasi një fëmijë vdes çdo pesë minuta si pasojë e dhunës dhe ¾ e vdekjeve ndodhin në vendet që nuk janë në luftë.

M.S