David Trezeguet vlerëson Kombëtaren Shqiptare



Ish futbollisti i kombëtares franceze, David Trezeguet në një takim me gazetarë shqiptarë në Tiranë ka shprehur vlerësimin e tij për kombëtaren kuqezi pas paraqitjes në Europianin e luajtur në Francë.

“Kam parë ndeshjen e Shqipërisë me Francën në Marseille. Shqipëria ka treguar cilësi të mira, e ka rritur nivelin e saj, vazhdon të fitojë respekt, me një trajner që unë njoh mirë. Shqipëria ka dëshirë për të luajtur ka lojtarë të një niveli të lartë”.

Një përshtypje të veçantë për Trezefuet, kanë lënë tifozët shqiptarë

“Keni një publik të jashtëzakonshëm. Dashuria që keni për futbollin është shumë e veçantë. Edhe pse do të jetë e vështirë për tu kualifikuar për në Rusi unë shpresoj që kjo kombëtare të kualifikohet sërish”.

Por cilët janë për Trezegue futbollistët më të mirë të momentit?

“Lojtarët më të mirë të momentit janë Messi, bashkë me Cristiano Ronaldon. por janë edhe ata të brezit të ri si Neymar, Pogba, Dybala, që janë lojtarë të së ardhmes”.

Si ish-sulmues i Juventusit francezi përpiqet të bëjë një parashikim për rrugëtimin e bardhezinjve në Champions.

“Pas fitores me Barcelonën shanset për Juventusin janë të mëdha për tu kualifikuar, por kanë për të kaluar edhe gjysmëfinalen. Do të jetë e vështirë, por Juventus është një ekip i fortë. Klubi ka bërë investime serioze, kanë blerë futbolliste të një niveli të shkëlqyer’.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*