De Biasi

Gianni De Biasi po bën të ëndërrojë Shqipërinë për një kualifikim të mundshëm në finalet e Euro 2016. Kombëtarja në klasifimimin e fundit të FIFA-s u vendos e 22 duke lënë pas edhe Francën apo Danimarkën. Një ecuri fantastike që përmendet edhe në Itali. Trajneri i Kuqezinjve është intervistuar nga gazeta “Tuttosport” ku ka pranuar se ndeshjet kyçe për një vend në Europianin që do të zhvillohet në Francë janë pikërisht ato të shtatorit.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares):Do të varet shumë nga rezultatet e takimeve të 4 shtatorit në Danimarkë dhe e 7 shtatorit në shtëpi me Portugalinë e Cristiano Ronaldo”.

De Biasi ka komentuar edhe grupin kualifikues të Kupës së Botës 2018 ku kundërshtarët kryesorë janë Italia dhe Spanja.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares):”Të përballem me axurrët do të jetë një emocion i veçantë. Mes nesh, Italisë dhe natyrisht Spanja diferenca është e madhe, por në futboll parashikimi mund të përmbyset”.

Trajneri i Kombëtares nuk ka ngurruar të këshillojë edhe një herë lojtarët kuqezinj si përforcime për ekipet italiane, duke përdorur edhe tone humori.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): “Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, të dy luajnë te Basel, në Itali do të paraqiteshin shumë mirë. Ju jep fjalën Gani Abazi, si më quajnë në Shqipëri”.

Tv Klan