Shqipëria është gati për Francën. Sipas trajnerit Gianni De Biasi kundërshtarin e njohin mire, ashtu siç është janë edhe kuqezinjtë për rivalin. Sfida e së mërkurës me përfaqësuesen e Didier Deschamps wshtw vendimtare për Kombëtaren, që e nisi me disfatë turneun.

Gianni De Bias, Trajner i Kombëtares: “

I njohim cilësitë e kundërshtarëve tanë siç ata na njohin, pasi kemi luajtur më parë dhe nuk do të na nënvlerësojmë. Ata e dinë që ne përpiqemi të shfytëzojmë ndonjë pakujdesi të kundërshtarit”.

De Biasi nuk ka dashur të tregojë se cili do të jetë formacioni duke thënë se të gjithë janë gati.

Gianni De Biasi, Trajner i Kombëtares:

“Nuk e di, ku e mësoni formacionin që thuhet, sepse stërvitjet i bëj me dyer të mbyllura. Në fushë do të zbresin ata që janë më mirë në aspektin fizik dhe psikologjik. Luajmë ndeshje brenda pak ditëve dhe ndeshje vendimtare dhe duhet të aktivizojmë ata të cilët më në formë.”

Pritet që De Biasi të bëjë ndryshime në formacion, duke aktivizuar në mesfushë Memushajn dhe Lilën. Në vend të kapitenit Cana, i cili është i pezulluar, mendohet të luajë Ajeti. Pritet që shiritin ta mbajë Agolli, i cili shoqëroi në konferencë trajnerin. Kombëtarja zhvilloi edhe stërvitjen në stadumin “Velodrome” ku të mërkurën në orën 21:00 do të luhet sfida.

Tv Klan