Ish-trajneri i kombëtares Gianni de Biasi uron që përfaqësuesja e futbollit të kualifikohet sërish në finalet e një europiani pasi emocionet e përjetuara në një periudhë të tillë ndihmojnë futbollin e një vendi.

“Janë kujtime të pashlyeshme që nuk do të harrohen kurrë. Uroj që të mos mbetet e vetmja dhe që në të ardhmet Shqipëria të ketë mundësinë të përjetojë emocione se situata aq të bukura siç i përjetuam ne në atë periudhë.”

Ish trajneri i kombëtares ngulmon që të gjithë duhet të kenë besim në një tjetër kualifikim të mundshëm në europian.

 “Me Nations League ka një mundësi më shumë për tu kualifikuar. Uroj që kjo të ndodhë sa më shpejt sepse të jetosh një eksperiencë kaq të rëndësishme i shërben sportit, i shërben futbollit, por mbi të gjitha djemve (të ekipit Kombëtar) që mendojnë dhe mund të shpresojnë në një të ardhme më të mirë duke rritur brenda tyre ëndrra që në fund edhe mund të realizohen.”

Tekniku iu rikthye kujtimeve të europianit ku mori pjesë Kombëtarja e drejtuar prej tij në ekspozitën e momenteve më pikante të hapur nga Federata e Futbollit.

Tv Klan