Gianni De Biasi përmendet përsëri si një kandidat për stolin e Italisë. Vetë trajneri aktual i Shqipërisë deklaroi në një intervistë për “Sportmediaset” se do të ishte një nder për të, por për momentin është i përqenduar te Europiani me përfaqësuesen kuqezi.

De Biasi tha me humor se uron që emri të mos përdoret si në politikë dhe pastaj të digjet. Pak ditë më parë edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ftuar në emisionin “Domenica Sportiva” sqaroi se Gianni De Biasi është me mendje vetëm te finalet e Euro 2016.

Pas këtij aktiviteti mund të diskutohet edhe pse trajneri është nën kontratë edhe për kualifikueset e Kupës së Botës 2016.

Endrit Sauku, Tv Klan