shqiperi ii

Shqipëria u mund në minutat e fundit, në një ndeshje ku mund të kishin dalë me pikë. Serbia realizoi 2 gola në kohën shtesë, duke befasur ekipin e Gianni De Biasi.

Loja e shpejtë e kundërshtarëve ndëshkoi mbrojtjen tonë, që pësoi humbjen e dytë radhazi në eliminatoret e Europianit, duke e shtyrë çështjen e kualifikimit në takimin e fundit ndaj Armenisë, të dielën në Jerevan.

Gianni De Biasi – Trajner i Shqipërisë: Kemi edhe një ndeshje tjetër dhe nuk mund të dorëzohemi tani. Jemi një hap larg objektivit final dhe nuk duhet të na marrë emocioni dhe dëgjojmë ata jashtë fushës. U përpoqëm të fitonim ndeshjen deri në fund duke aktivizuar lojtarë ofensivë, por gabuam në minutat e fundit, diçka që nuk duhet ta bënim. Në disa raste na drejton instikti dhe jo arsyeja. Unë mendoj që nuk duhet të vendosim vetëm zemrën në fushë, por të përdorim edhe trurin.

Sipas De Biasi, zhvilluam një lojë të mirë taktikisht dhe nuk mund të kryqëzojë as sulmin në këtë ndeshje edhe pse nuk shënoi. Gianni De Biasi pranoi se përforcoi skuadrën në aspektin sulmues në pjesën e dytë, por në fund kërkoi që vëmendja të ishte më shumë në mbrojtje.

Për trajnerin Radovan Çurçiç ishte një fitore e bukur dhe një atmosferë e tillë.

Radovan Çurçiç – Trajner i Serbisë: Dua të uroj futbollistët që dhanë gjithçka në fushë. I kënaqëm tifozët tanë me një fitore. Falenderoj edhe tifozët shqiptarë që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium dhe natyrisht organizatorët. Besoj se në fund në Europian do të shkojë ekipi që ka qenë më kostant gjatë ecurisë.

Kombëtares do t’i duhet të fitojë në Armeni të dielën, që të sigurojë kualifimin finalet e Euro 2016. Tani mundshëm është vetëm vendi i dytë, pasi Portugalia e ka të sigurtë kreun e grupit, falë suksesit 1 – 0 me Danimarkën, që e ka mbyllur fazën eliminatore dhe ka 1 pikë më shumë se Shqipëria.

Tv Klan