Edhe pse ka humbur me Spanjën, skuadrën që e konsideron më të fortën në grupin G të kualifikueseve të Botërorit, duket se trajneri Gianni de Biasi është bindur nga forca e Kombëtares Shqiptare. Tekniku e ka shprehur këtë gjatë një interviste telefonike me një program të “Sportmediaset”.

“Po të isha në Kombëtaren Italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithçka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka diçka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani”.

Duket si një kërcënim i hapur i De Biasit ndaj Kombëtares Italiane, por nga ana tjetër tregon qartë objektivin që ai ka për këto kualifikuese.

“Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë. Por po të isha në Kombëtaren Italiane do të bëjë gjithçka që në ndeshjen e fundit me Shqipërinë ta kisha siguruar vendin e dytë”.

Gjatë kësaj lidhjeje telefonike, traineri De Biasi tha gjithashtu se nëse do ta kishte humbur besimin për arritjen e vendit të vendin e dytë në grup, do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares Shqiptare.

Tv Klan