Gianni de Biasi nuk e fsheh dëshirën e tij për të drejtuar ekipe në kampionatet më të mirë të Europës. Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit në një intervistë për për “Corriere Dello Sport” ka pranuar ambigjen e tij për të qenë në pankinën e ndonjë skuadre spanjolle ose edhe anglezë, dëshirë që e ka shprehur edhe më parë, edhe për faktin se kontrata e tij përfundon në fund të kualifikueseve të botërorit.

Është pikërisht koha për të filluar çdo kampionat. Spanjë ose Angli? Nuk e përjashtoj, përkundrazi, është një provë që dua ta përballoj. Është momenti i një zgjedhjeje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion, ndjehem ende i ri dhe kam dëshirë të shkoj më tej

.

De Biasi është pyetur edhe për sfidën e ardhshme me Italinë.

Për të vazhduar të shpresojmë tek kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. Por nëse do të isha trajner i Italisë ndo të kisha më shumë shpresë. Kam në skuadër të skualifikuar dhe të dëmtuar, do të kem shumë mungesa. Duhet të shpik diçka për mbrojtjen pasi kam probleme. Italia ka Insigne, Belotti dhe Immobile. Ventura ka më shumë mundësi zgjedhjeje. Por edhe pse jemi skuadër e vogël do të provojmë

.

Trajneri De Biasi do te grumbulloje kuqezinjtë duke filluar nga 20 marsi dhe ka fare pak kohë për të përgatitur një ndeshje të rëndësishme si kjo me Italinë që do të luhet më 24 në Palermo.

Tv Klan