Gianni De Biasi do të bëjë të ditur të Shtunën emrat e lojtarëve për ndeshjet me Lihtenshtejnin më 6 Tetor dhe Spanjën më 9 Tetor.

Lista do të ketë risi. Një nga emrat e konfirmuar është Eros Grezda. Mesfushori do të afrohet për herë të parë me Kombëtaren A pas paraqitjeve të mira në kampionatin kroat dhe me Shpresat.

Konfirmimi vjen edhe nga klubi i tij, Lokomotiva Zagrebit. Ditët e fundit është përfolur edhe Liridon Latifi të Skënderbeut, por gjithçka pritet të vërtetohet nga vetë De Biasi në konferencën që do të mbahet të shtunën në orën 11:00 në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pritet që në këtë grumbullim të mungojnë Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti. Muajin e ardhshëm do të jenë dy kundërshtarë me karakteristika të ndryshme. Me Lihtenshtejnin kemi luajtur vetëm një miqësore në 2008. Shqipëria nuk sfidon me Spanjën prej 23 vitesh dhe përballjet e mëparshme janë vetëm humbje.

Tv Klan